Voltana Ademi shpërthen ndaj Ramës:”Mjaft më! Krimi po bën ligjin në Shkodër!”

Voltana Ademi shpërthen ndaj Ramës:”Mjaft më! Krimi po bën ligjin në Shkodër!”

75
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi,  jep alarmin se qyteti që drejton po po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin.

Në një postim në Facebook, Ademi thotë se në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

POSTIMI I ADEMIT:

Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!

Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.

Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!

U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!

Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY