VIDEO/Kapet me armë dhe tritol 62 vjeçari nga Kruja, ja ku i...

VIDEO/Kapet me armë dhe tritol 62 vjeçari nga Kruja, ja ku i mbante të fshehur fishekët

51
0
Shares

Policia e Krujës ka gjetur armë zjarri, tritol, krehra dhe fishekë të fshehura në banesën e një 62-vjeçari që është arrestuar nga policia.

Fishekët 62-vjeçari i kishte futur në shishe qelqi dhe plastike për t’i ruajtur.

Në pranga ka përfunduar Shaban Tufa, 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– një armë zjarri automatik;
– një armë zjarri pushkë;
– një kallëp lënde plasëse (tritol);
– 390  fishekë model 56 ,  54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
– 5 krehera

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY