‘Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme’, Rama më në fund...

‘Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme’, Rama më në fund kthehet në realitetin shqiptar

147
0
Shares

U deshën disa vite që kryeministri të shihte realitetin e vërtetë në të cilën shqiptarët jetojnë.

Fjalët e opozitës, faktet dhe provat se në çfarë mjerimi jetojnë nuk kanë qënë të besueshme për kryeministrin, por mesa duket e kanë bindur që të shkojë ta shohë me sytë e tij gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen shqiptarët, mes mjerimit dhe varfërisë.

”Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme” është shprehur kryeministri teksa po vizitonte një familje të varfër me shumë anëtarë të cilët jetojnë në një kasolle pa asnjë kusht jetësor minimal.

Videon e ka postuar vetë kryeministri në facebook, ku nuk shkruan asnjë fjalë më shumë por vetëm duke uruar ditë të mbarë.

Të shohim nëse kryeministri do të ndërgjegjësohet dhe do të bëjë detyrën e tij për këto familje, të cilat në Shqipëri janë të shumta, pa shpresë dhe të lëna në harresë.

Postimi i tij i plotë

MIRËMËNGJES

Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY