VIDEO/PD: Heshtja e Ramës tregon se ai urdhëroi shantazhin ndaj gjykatësit të...

VIDEO/PD: Heshtja e Ramës tregon se ai urdhëroi shantazhin ndaj gjykatësit të Strasburgut

87
0
Shares

Gazment Bardhi nga selia blu ka mbajtur një deklaratë lidhur me audio-përgjimin e bërë publike dje ku me urdhër të kryeministrit po shantazhohej anëtari i gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku për disa nga dosjet e pronave të shqiptarëve.

Sipas tij, në materialin audio, kërcënimi ishte i qartë nga i dërguari i Edi Ramës.

Edi Rama, sekretari i tij i përgjithshëm Engjëll Agaçi dhe nënkryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Denar Biba mund të përdorin gjithë pushtetin e tyre për të mbyllur çështjen, por nuk mund të ndryshojnë faktin: se gjykatësi Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Strasburg.

Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Strasburg, ka pranuar bisedën si dhe ka konfirmuar se e ka informuar kryetarin e atëhershëm të gjykatës së Strasburgut, duke i cilësuar mesazhet e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.

Sipas Bardhit, të ashtuquajtërën bisedë miqësore me Denar Bibën,gjyqtari Ledi Bianku e raportoi pranë kryetarit të gjykatës në atë kohë, si një ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Pikërisht ky është fakti të cilën as Edi Rama dhe as sekserët e tij nuk mund ta ndryshojnë dot, thotë në fjalën e tij ish ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi.

Në mbyllje të fjalës së tij, Bardhi thotë se heshtja e Edi Ramës tregon se ai është urdhëruesi i këtij shantazhi e cila pohon dhe njëherë se kercenimi, kapja politike, blerja dhe korruptimi është modeli i drejtësisë që Edi Rama po instalon në këtë vend. /K.Balliu

Gazment Bardhi, Ish-ministr i Drejtësisë, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 29 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY