Plagosja me armë zjarri e 30 vjeçarit në Tiranë, policia sjell detaje

Plagosja me armë zjarri e 30 vjeçarit në Tiranë, policia sjell detaje

68
0
Shares

Është zbardhur  ngjarja e ndodhur ditën e djeshme gjatë orëve të mëngjesit ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari.

Policia ka arritur të identifikojë dhe ka shpallur në kërkim autori i dyshuar. Gjithashtu arrestohet edhe shtetasi i plagosur A. S., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit :

– F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur :

– A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY