DETAJE/Shtypet nga roboti në Itali, shqiptari la jetim tre fëmijë

DETAJE/Shtypet nga roboti në Itali, shqiptari la jetim tre fëmijë

146
0
Shares

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e punës në qytezën Salgareda në Treviso të Italisë.

Shpejtim Gashi, i cili jetonte dhe punonte në Itali, u shtyp nga një makinë robotike, teksa po punonte në kompaninë e mobiljeve “3B” në qytezën Salgareda.

Sipas Treviso Today, dhe pse zjarrëfikësit dhe kolegët kanë arritur pas alarmit të nisur nga kolegët e viktimës, ata nuk arritën ta shpëtonin 44-vjeçarin.

Shpejtim Gashi jetonte me familjen, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Ka qënë dhe vetë kompania ajo e cila ka bërë një sqarim publik për mediat. Kompania thotë se Gashi në momentin që ka humbur jetën ka qenë në një vend që nuk lejohej, ndërsa dita e sotme ka qenë një ditë pushimi për të gjithë punonjësit e kompanisë.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtimin e ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY