Haradinaj flet hapur për çështjen e kufijve, Rama e kalon në heshtje,...

Haradinaj flet hapur për çështjen e kufijve, Rama e kalon në heshtje, kthen përgjigje për emigrantët

63
0
Shares

Gjatë takimit mes kryeministrave të Ballkanit të mbajtur në vilat qeveritare në Durrës, në konferencën për mediat kryeministri Rama u pyet lidhur me korrigjimin e kufijve dhe se çfarë qëndrimi ai mban lidhur me këtë gjë.

Por Rama nuk ka pranur të kthejë përgjigje duke e kaluar me heshtje dhe vetëm duke u thënë vetëm se bashkohet me ato që tha Komisioneri Hahn. Hahn për të njëjtën pyetje, ktheu përgjigjen se nuk do të pranohet asnjë vend në BE nëse ka probleme dhe se cdo lloj marëveshje nuk duhet të rrezikoje stabilitetin e rajonit.

Ndërkohë nga ana tjetër, qëndrimi i kryeministrit Haradinaj nuk ka ka kaluar me heshtje. Kryeministri i kosovës ka zgjedhur të komentojë situatën duke i thënë hapur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje.

Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me homologët e tij por edhe të komisionerit Johannes Hahn ka folur për problemet që ka Kosova ku mungesën e lëvizjes së lirë dhe vështirësitë e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi dhe Bosnjë.

Ja se çfarë deklaroi hapur kryeministri duke i çuar mesazh dhe Thaçit.

“Kosova po e kryen pjesën e vet për njësimin ekonomik dhe  po e ndihmon ballkanin mund t’ju them se I kemi disa vështirësi, lëvizja e lirë, kemi ende problem në qarkullim nëpër serbi, me qarkullin në Bosnjë, ajo që e kemi më lehtë marrëdhënia e jonë për dy ekonomitë Kosovë-Shqipëri. Do ti finalizojmë heqjen e burokracive doganore. Por një tjetër temë që po përmendet për kufijtë. Kosova i ka kufijtë e vet, i ka me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë por edhe me Serbinë, nuk do ketë ndonjë dizajnim por ti respektojmë këta kufij që kemi”. 

Përsa i përket çështjes së emigrantëve, Rama u është përgjigjur se nuk mund të rrinte spektator por duhej të bënte diçka, duke i dalë kundër BE.

Ja përgjigja e kryeministrit lidhur me gatishmërinë për të marrë emigrantët në Itali.

‘Nuk mund të shikonim njerëz që kishin ardhur nga ferri, qëndronin të burgosur nga impotenca e politikës, rajonale pse jo dhe evropaine. Ne bëmë aq sa mundëm, është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizën e 2015, bëri atë që duhet të bënte e gjithë Evropa. Vendi ynë nuk ka asnjë qëllim të fshehtë, por është në botën mediatike për të rrëmuar në gjëra të fshehta.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY