EMRI/Grabiti plot 10 banesa në Himarë, kapet më në fund 38 vjeçari...

EMRI/Grabiti plot 10 banesa në Himarë, kapet më në fund 38 vjeçari tiranas

158
0
Shares

Vjedhja e banesave në Himarë ishte kthyer në një makth për banorët në qytetin e Himarës.

Më në fund, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vjedhjen e 10 banesave në Himarë, Kristaq Andoni nga Tirana.

Njoftimi i policisë:
Policia arreston autorin e dyshuar për vjedhjen e 10 banesave në Himarë!

Arrestohet shtetasi:
Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një pune të mirëfilltë policore prej disa muajsh, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi, i cili dyshohet të jetë autorë i 10 vjedhjeve të banesave të kryera në Vuno, Himarë, të dokumentuara si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e baneses së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Në keto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekesh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa TR 301 CTX, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja” parashikuar nga nenet 283 dhe 134 të K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY