Aksidentoi për vdekje gruan shtatzënë në Fier, gjykata cakton masën e sigurisë...

Aksidentoi për vdekje gruan shtatzënë në Fier, gjykata cakton masën e sigurisë për 31 vjeçarin

61
0
Shares

Ai u arrestua nga policia për shkak se aksidentoi për vdekje një 27 vjeçare e cila ishte shtatzënë.

Gjykata e Fierit ka vendour masën ‘Arrest me burg’ për Edmond Asllanin pas aksidentit të ndodhur në Levan me pasojë vdekjen e gruas shtatzënë dhe plagosjen e disa personave të tjerë, mes të cilëve dhe fëmija i vogël, tre ditë më parë.

Sipas Fas News, prokurore e kësaj çështje është Ervisa Hyka dhe gjyqtare Marsela Dervishi.

Njoftimi i policisë për aksidentin e ndodhur në 21 Gusht 

“Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip  “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç. Neni 290/3 i Kodit Penal.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY