Prokurorët italianë kundër vendimit për lirimin e Nezar Seitit, prokuroria e Durrësit...

Prokurorët italianë kundër vendimit për lirimin e Nezar Seitit, prokuroria e Durrësit pushon hetimet

58
0
Shares

Nezar Seiti, i ashtuquajturi ‘financieri’ i grupit të Habilajve, u lirua dje nga burgu me vendimin e  Gjykatës së Katanias e cila ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Por mësohet se ky vendim nuk është pranuar nga të gjitha palët. Prokurorët italianë nuk janë shprehur dakord me këtë vendim dhe se do të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë për Seitin, shkruan Ora News.

Gjithashtu mësohet se dhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Shqipëri do të kërkojë riekstradimin e tij, i cili është pjesë e dojes së hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të tij drejt shtetit fqinj në fund të qershorit.

Seiti u ekstradua drejt Italisë më 25 janar të vitit 2017. Ekstradimi drejt Italisë erdhi me kërkesë nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare.

Ekstradimi i tij drejt Italisë nxiti debate në politikën shqiptare, ku opozita nuk ka qenë dakord me ekstradimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY