VIDEO/PD nxjerr dokumentin, 10 mln eurot që shkuan në xhepin e trafikantit...

VIDEO/PD nxjerr dokumentin, 10 mln eurot që shkuan në xhepin e trafikantit të drogës Bego

53
0
Shares

Deklarata e deputetit demokrat, Gent Strazimiri sërish u përqëndrua tek fakti sesi taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar një sër kriminelësh të lidhur fort me qeverinë.

Nga selia blu, deputeti u shpreh se kjo qeveri ka venë buxhetin e shtetit në shërbim të vrasësve, të dënuarve për përdhunim, për trafik droge, vajzash e fëmijësh.

Partia demokratike disponon dokumenta që tregojnë sesi jepen tendera ndaj trafikantëve të drogës dhe u jepet aksesi në pasuritë e paratë e shqiptarëve.

Paratë e fundit të siguruara si nënkontraktuesi i firmave private dhe jo vetëm nga tenderat publikë, shkuan me urdhër nga i pushtetshmi i partisë socialiste drejt e në kompaninë e  trafikantit të drogës, biznesmenit Bego, mik i ngushtë i socialistit Balla.

Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit, ku kompania e Begos ka përfituar 10 mln euro që prej vitit 2015 nga paratë e taksapaguesit shqiptarë.

Kjo është një ndër arsyet pse shumë biznese mbyllen dhe shqiptarët që kanë dyqane dhe biznese janë në gjendjen e mjerueshme,  për shkak se leku shkon në xhepat e trafikantëve në momentin kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare./K.Balliu

Deputeti Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike..

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 23 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY