Tentoi të trafikojë armë drejt Anglisë, Krimet e Rënda shtyjnë afatin e...

Tentoi të trafikojë armë drejt Anglisë, Krimet e Rënda shtyjnë afatin e hetimeve për Sajmir Cullhaj

59
0
Shares

Krimet e rënda kanë vendosur të zgjasin afatin e hetimeve për Sajmir Cullhaj deri në fund të tetorit.

Sajmir Cullhaj tentoi të trafikojë armë drejt Anglisë. Vetë Cullhaj është shprehur se nuk dinte se çfarë kishte brenda pakove ku fshiheshin armët.

Zgjatja e afateve erdhi si pasojë e kërkesës së prokurorit Behar Dibra.

Ngjarja dhe arrestimi

Ngjarja i përket muajit gusht të vitit 2017. Sipas një shkrimi të publikuar në Daily Mail, autoritetet shqiptare zbuluan komplotin ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe.

Dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorit të mundshme, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

Armët e llojit kallashnikovi, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra. Zyrtarët nuk kanë zbuluar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

I dyshuari për këtë rast nga autoritete shqiptare ishte Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit të armëve. Dyshohet se ai kishte marrë urdhra për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte pakon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY