FOTO/Tjetër tragjedi në Itali, 11 njerëz humbin jetën nga vërshimi i përroit...

FOTO/Tjetër tragjedi në Itali, 11 njerëz humbin jetën nga vërshimi i përroit në Kalabri

100
0
Shares

Nuk mbarojnë ende tragjeditë në Itali. Së fundmi, mësohet se kanë humbur jetën 11 persona, si pasojë e vërshimit të ujërave të përrenjve nga shirat e fortë në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino.

Të  11 personat që humbën jetën ishin alpinistë. Ndërkohë që raportohet se janë më shumë persona, të cilët rezultojnë të humbur.

Ata po ecnin në një grykë në një park kombëtar në rajonin e Kalabrisë, kur u goditën nga një përrua i fryrë nga shirat e  rëndë.

Tetëmbëdhjetë të tjerë u shpëtuan, përfshirë një djalë 10-vjeçar sipas kreut rajonal të mbrojtjes civile për TV italiane. Ndërsa gjashtë vetë janë dërguar në spital.

Zyrtarët vendas thonë se numri i saktë i atyre që ishin në ekspeditë, ende nuk është llogaritur.

Carlo Tansi, kreu i mbrojtjes civile, u tha gazetarëve se kur udhëtarët u goditën nga uji ata u “katapultuan si plumba” dhe u zvarritën deri poshtë luginës për rreth 3 km.

“Gryka e Raganello është e ngushtë dhe e gjatë, mund të arrijë deri në 1 km i lartë”, tha ai. “Gryka u mbush me ujë në një kohë vërtet të shkurtër.”

Eugenio Facciolla, kryeprokurori i kryeqytetit provincial Cosenza, tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të vendosin arna të vegjël në breg ose në ishuj të vegjël ku mbijetuarit mund të kishin përfunduar.

Alpinistët nuk u njohën dot menjëherë, edhe pse gazeta Corriere della Sera tha se një nga të plagosurit ishte holandez dhe kishte thyer legenin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY