FOTO/Bllokohen restoranti dhe piceria në Llogara, gatime mes pisllëkut dhe ushqime të...

FOTO/Bllokohen restoranti dhe piceria në Llogara, gatime mes pisllëkut dhe ushqime të skaduara

134
0
Shares

Një piceri dhe një restorant në Llogara janë bllokuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit, pasi gjatë kontrollit, rezultuan se shkelnin rregullat e sigurisë ushqimore.

Ata ushtronin aktivitet dhe ofronin shërbime në kushte jo të mira dhe të duhura higjeno-sanitare, si dhe tregtonin mallra të skaduara.

Njoftimi i AKU 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY