Pas gjobitjes së kryetares së Bashkisë Sarandë, Manjani reagon për ‘planin’ e...

Pas gjobitjes së kryetares së Bashkisë Sarandë, Manjani reagon për ‘planin’ e qeverisë

107
0
Shares

Pas lajmit se Inspektorati Mjedisor gjobiti kryetaren e Bashkisë së Sarandës për shkak të situatës së plehrave në qytet, ka ardhur reagimi i  ish-ministrit Ylli Manjani.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani thotë se gjoba populiste ndaj kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat.

Ai shton se qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më kryetarja.

 Postimi i plotë i Manjanit

“Inspektorati mjedisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

—————-

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY