Basha shpreh dhimbjen për viktimat: Vrasja mizore, reflektim për pasigurinë që po...

Basha shpreh dhimbjen për viktimat: Vrasja mizore, reflektim për pasigurinë që po shtohet çdo ditë

74
0
Shares

Pas tragjedisë së Selenicës vazhdojnë reagimet dhe ngushëllimet për humbjen e jetëve të 8 viktimave.

Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me masakrën që tronditi të gjithë vendin ku 24 vjeçari qëlloi me armë zjarri drejt kushurinjve të tij duke shuar familjen e tërë.

Basha shkruan se nga kjo tragjedi duhet të lindë reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

Postimi i plotë i Bashës në Twitter

Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. 
Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY