Shqiptari po vidhte ushqimin e viktimave të zjarrit, policia greke e kap...

Shqiptari po vidhte ushqimin e viktimave të zjarrit, policia greke e kap brenda në depo

69
0
Shares

Një shqiptar është në prangat e policisë greke pasi vidhte ushqimin e viktimave të zjarrit.

37 vjeçari është ndaluar nga policia, menjëherë sapo është mësuar se merrte ushqimin nga depoja dhe e mbante për vete.

Ngjarja ka ndodhur në Nea Makri, aty dhe ishte vendosur depoja e grumbullimit të ushqimeve.

Sipas Fax News, në një palestër të mbyllur, ai kishte bashkëpunuar me një 49-vjeçar grek, për të cilin policia ende po kërkon pasi ka arritur të largohet.

37-vjeçari është arrestuar nga oficerë të policisë (DIAS Group) brenda në depon ushqimore duke vjedhur.

Policia ndërkohë ka gjetur jashtë në makinën e tij dy kuti me biskota dhe konservash. Ky akt i shëmtuar, solli arrestimin e shqiptarit dhe dërgimin e tij në prokurorinë e Athinës, ku do të procedohet penalisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY