Greqia njeh patentat shqiptare, çfarë parashikon vendimi i ri

Greqia njeh patentat shqiptare, çfarë parashikon vendimi i ri

230
0
Shares

Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet  mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare.

Është miratuar vendimi për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve, mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vendimi do të lehtësojë jetësën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj, ku sipas statistikave janë rreth 500 mijë shqiptarë emigrantë të ligjshëm në Greqi.

E botuar në fletoren zyrtare, marrëveshja lejon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare të mos rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e  një patente greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY