Gjendja e vajzës dhe nënës pas aksidentit të rëndë në Kamzë, flasin...

Gjendja e vajzës dhe nënës pas aksidentit të rëndë në Kamzë, flasin mjekët

96
0
Shares

Pas aksidentit të rëndë në rrugën e Kamzës mëngjesin e sotëm, është mësuar gjendja nënës dhe vajzës 6 vjeçe. Informacionet bëhen me dije nga mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani.

‘Nëna dhe vajza e mitur jashtë rrezikut për jetën’ tha mjeku për Ora News.

Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetësore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.

Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Detaje të reja mbi personat dhe autoren e aksidentit.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY