Mourinho “zhvlerëson” Ronaldon: Eshtë lojtar i madh por jo më i madh...

Mourinho “zhvlerëson” Ronaldon: Eshtë lojtar i madh por jo më i madh se…

73
0
Shares

Manchester United fitoi me shifrat e ngushta 2-1 ndaj Realit të Madridit në ndeshjen e vlefshme për Internacional Champions Cup, por për trajnerin e “djajve” Jose Mourinho skuadra që kishte përballë nuk ishte Reali i vërtetë.

“Unë mendoj se ky nuk është Reali i Madridit, dhe në të njëjtën mënyrë ky nuk është Manchester United. Real Madridi është i njëjtë me ne, janë lojtarë nga grupe të ndryshme. Disa nga ekipi i parë, disa ishin në huazim, disa prej Kastiljes, disa nga Real Madridi C kështu që është një grup lojtarësh.

“Sigurisht që të gjithë janë lojtarë të mirë. Ky nuk është Real Madrid. Ky rezultat nuk do të thotë asgjë për ta. Ata kanë më shumë kohë se ne për të përgatitur sezonin sepse La Liga do të fillojë pak më vonë se Premier League. Do të lejojë që trajnerët, klubet dhe lojtarët të përgatiten më mirë se ne. Gjithkush e di se çfarë është Ronaldo, por të gjithë e dinë se çfarë është Reali i Madridit, kështu që unë besoj se sigurisht që gjithmonë e humbisni një lojtar si Cristiano por Real Madridi është më i madh se çdo lojtar dhe do të duhet të përballet me të.

“I uroj Julen fat. Unë e kam njohur atë prej 21-22 vjetësh. Djalë i mirë, trajner i mirë, i uroj atij më të mirën“.-tha ish-trajneri i Interit për “The Daily Express”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY