Në shtator tre institucione shqiptare do të shkrihen në një të vetëm

Në shtator tre institucione shqiptare do të shkrihen në një të vetëm

70
0
Shares

Agjencia e re e pronës, e njoftuar nga kryeministri Rama se do të hapet në shtator, do të përfshijë brenda saj 3 institucione ekzistuese: hipotekat, ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Detaje të reformës nuk ka, ndërsa Ministria e Drejtësisë shprehet e rezervuar për të dhënë informacion, por mësohet se projekti, mbi të cilin po punohet prej më shumë se një muaji, është drejt përfundimit.

Shërbimet e ofruara nga këto 3 institucione do të centralizohen dhe të gjitha problemet me pronën do të kalojnë përmes një administrate të vetme.

Një prej hapave kryesorë është integrimi i hartave, duke evidentuar gjendjen reale të sipërfaqeve dhe statusin juridik të pronave. Reforma parashikon ndërhyrje në disa ligje, jo vetëm për të kaluar kompetencat e institucioneve ekzistuese tek agjencia e re, por edhe për të rregulluar procedurat për marrjen e shërbimit.

Për shembull, qytetarët që duan të marrin një certifikatë legalizimi aplikojnë në një sportel dhe e përfundojnë procesin po aty me marrjen e hipotekës.

Po kështu do të veprohen me kthimin e pronave. Dosjet do të shqyrtohen nga fillimi deri në fund nga e njëjta administratë. Nuk do të jetë e nevojshme që statusi i një prone të kalojë për verifikim nga njëra zyrë në tjetrën, por përgjigjet do të jepen nga i njëjti institucion ku bëhet aplikimi.

Agjencia e re do të ketë edhe një shkallë apelimi administrativ, por gjithsesi kjo nuk pengon subjektet që në fund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar zgjidhje./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY