Plagosja në mes të Korçës, policia arreston dy autorët

Plagosja në mes të Korçës, policia arreston dy autorët

75
0
Shares

Pas plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Korçës,u bë arrestimi në flagrancë i dy personave:

D.M, 43 vjeç dhe G.A, 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G.A, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.H, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit D.M.

Po gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë dhe arrestimi i shtetasit të plagosur E. H, 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY