“Cmendet” 51-vjeçari në Poliçan, i ngul thikën dhëndrit dhe i vërsulet bashkëshortes

“Cmendet” 51-vjeçari në Poliçan, i ngul thikën dhëndrit dhe i vërsulet bashkëshortes

83
0
Shares
Foto Ilustruese

Behar K, 51 vjeç, nga fshati Zhitom i Poliçanit u arrestua nga Policia, pasi i nguli thikën dhëndrit të vet dhe iu kanos me egërsi së shoqes, K.K. 51 vjeçe, që u përpoq ta ndalonte.

Sherri ndodhi në shtëpinë e dhëndrit në Berat. Ky i fundit, O.Xh, 30 vjeç, u plagos lehtë nga thika dhe u detyrua të shkonte në spital për t’u mjekuar. Policia tha se pas mjekimit, nuk qe e nevojshme të qendronte, por u largua për në banesë.

Megjithatë, kryefamiljari do të ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY