Fqinjët panë vrasësin e avokatit: Djali e mbante në prehër i mbuluar...

Fqinjët panë vrasësin e avokatit: Djali e mbante në prehër i mbuluar në gjak

66
0
Shares

“Ishte një burrë i veshur me të zeza dhe me një kapuç të zi në kokë, rreth 180 centimetra i gjatë”.

Kështu  e përshkruan një dëshmitar okular vrasësin e avokatit të famshëm serb Dragoslava Miše Ognjanovića 57 vjeç.

Në atentat mbeti i plagosur dhe djali i avokatit, Peter 26 vjeç. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 19:30 në Rrugën Proleterska në Beograd të ri.

Pas të shtënave, atentatori u largua me këmbë drejt stacionit të autobusëve- thotë një prej dëshmitarëve okularë, që nuk do të indentifikohet.

Po sipas dëshmitarëve, Peter e mbajti në krahë të atin ndërsa shembej në tokë pas të shtënave.

“Ai tërriste “Babi, Babi” duke e mbajtur atë në prehër. Bluza e tij ishte e mbuluar në gjak” tha një nga fqinjët e tyre.

Fqinjët  në panik thonë se kanë dëgjuar disa të shtëna.

“Vajza e parkoi makinën para ndërtesës dhe pa trupin në tokë, vrapoi në shtëpi dhe filloi të bërtiste. Kur zbritëm para ndërtesës, pamë se ky ishte fqinji ynë. Dhe sot e pashë atë, ka një fëmijë të vogël …”tregon një nga fqinjët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY