I dehuri kërcënon gruan në rrugë dhe përplaset me një automjet

I dehuri kërcënon gruan në rrugë dhe përplaset me një automjet

83
0
Shares

Policia e Burrelit ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se ka kërcënuar një femër pasi është konflikuar me të në rrugë.

Sipas policisë mbi të rëndon edhe akuza e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur duke u përplasur me një tjetër automjet

Shkëlqim Milkurti, 48 vjeç, banues në Lis, Mat, (i dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”) për motive të dobëta në qytetin e Burrelit ka kanosur shtetasen L.B, dhe më pas ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”, parashikuar nga nenet 291, 242 e 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY