Rregullorja e re: Bizneset do të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat...

Rregullorja e re: Bizneset do të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore

130
0
Shares

Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti.

Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), sektorit i vihej detyrë përmirësimi i  legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me vendimin e së mërkurës, qeveria synon mbrojtjen e konsumatorit duke u ofruar atyre një informacion më të detajuar për përmbajtjen e produktit, pasi sektori i sigurisë ushqimore është nga sektorët më delikatë, nisur dhe nga natyra, e cila ka një ndikim të drejtëpërdrejt në jetën e konsumatorit, ndaj dhe vëmendja dhe masat e marra nga qeveria janë shumë më drastike sesa në sektorët e tjerë./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY