I quajti shqiptarët ‘vëllezër’, Vuçiç thumbon presidenten kroate

I quajti shqiptarët ‘vëllezër’, Vuçiç thumbon presidenten kroate

133
0
Shares

Presidenti Vuçiç, nuk ka hezituar të reagojë pas deklaratave dhe vizitës së presidentes kroate në Shqipëri. Në deklaratat e Kolinda Grabar-Kitaroviç, ajo i quajti shqiptarët vëllezër dhe kjo ka mjaftuar që Vuçiç ta marrë si një kërcënim.

Ai është shprehur se “nuk ndihet i frikësuar aspak” nga kjo.

Serbia nuk kërkon vëllezërit, por miq”, tha kreu i shtetit serb, duke mos qenë dakort me këtë status marrëdhëniesh mes kroatëve dhe shqiptarëve. Sa prej tyre (shqiptarëve) humbën jetën për Kroacinë nuk më intereson. Nëse dikush mendon se unë jam frikësuar, i them se kjo nuk më tremb aspak”, tha Vuçiç.

Kohët e fundit ka patur një acarim të raporteve delikate serbo – kroate.

Dy vendet trashëgojnë një armiqësi ndaj njëra-tjetrës, e reflektuar dhe në luftën mes tyre në fillim të viteve ’90. Armiqësia e tyre zë fill në Luftën e Dytë Botërore, ku kroatët patën regjimin ustash, bashkëpunues me fashizmin, për të cilin serbët pretendojnë se janë keqtrajtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY