Shqiptarët, pronarë të fermave me kanabis në Australi

Shqiptarët, pronarë të fermave me kanabis në Australi

96
0
Shares

Në Australi shumica e fermave të kanabisit drejtohen nga grupet kriminale shqiptare dhe vietnameze.Autoritetet arrestuan pesë persona të cilët ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar krimi.

Në një deklaratë të policisë,thuhet se në  këto ferma kultivimi të kanabisit në Sydney, ata sekuestruan më shumë se 2.200 rrënjë kanabis, vlera e të cilave në treg do të sillte një përfitim prej 6.2 milionë dollarë australian.

Sipas policisë, i përdorin paratë që përfitojnë nga këto shtëpi për të financuar të tjera biznese të jashtëligjshme siç është trafikimi i metamfetaminës, heroinës dhe kokainës.

Përveç kultivimit të drogës, mediat australiane shkruajnë se bandat përdorin dokumente false në mënyrë që të marrin me qira shtëpitë, ku do të shtrihet i gjithë aktiviteti ilegal.

Mos harroni, ky është krim i organizuar. Ata që përfshihen duan vetëm të përfitojnë  pavarësisht gjithçkaje. Ne duam të shkatërrojmë çdo aspekt të veprimit të tyre, jo vetëm duke u prishur infrastrukturën, por edhe t’i largojmë kriminelët nga rrugët. Shtëpitë me kanabis janë potencial për të vënë shtëpitë e tjera dhe njerëzit që i rrethojnë në rrezik”, tha inspektori Stuart Bell.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY