FOTO/Homazhe për Fadil Hasën, Berisha dhe Basha nderojnë aktorin e madh të...

FOTO/Homazhe për Fadil Hasën, Berisha dhe Basha nderojnë aktorin e madh të humorit

62
0
Shares

Të afërmit, miqtë dhe kolegët u mblodhën sot në pallatin e kulturës “Aleksandër Mosiu“ në Durrës, për të zhvilluar homazhe për humbjen e  Fadil Hasa. Të pranishëm në kryerjen e homazheve ishin jo vetë, artistë, por dhe përfaqësues politik dhe qytetarë të Durrësit, duke nderuar figurën e tij.

Kolegë të shumtë kanë folur për këtë humbje të madhe të artit shqiptar. Të parnishëm janë aktori i humorit shkodran Zef Deda, i cili është shprehur se është një humbje e madhe e artit në vendin tonë.

Po ashtu edhe aktori Luftar Paja ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje duke thënë:”Bashkë me Fadilin iku një pjesë e jona. Por artisti nuk shuhet kurrë.”

Pjesë të homazheve ishin dhe Sali Berisha dhe Lulëzim Basha të cilët kanë nderuar figuren e shquar te humorit dhe artit shqiptar.

Fadil Hasa ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, duke lënë pas dy vajzat e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY