Vrasja në Lac e paralajmëruar nga Berisha, policia jep detaje

Vrasja në Lac e paralajmëruar nga Berisha, policia jep detaje

118
0
Shares

Ditën e sotme është gjetur i pajete 34-vjecari Keisi Hysa i shpallur si i humbur nga familjarët.Prindërit dyshonin se atë e kishin vrarë dhe për këtë kishin bërë një denoncim në llogarinë e Faceebook të ish-kryeministrit Sali Berisha pak ditë më parë.

Policia e Krujës njoftoi sot se pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin Keisi Hysa 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur) .

Policia  ka ndaluar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e 34 vjeçarit Ledio (Kejsi) Hysa, i cili u gjet i vdekur ditën e sotme.

Informacion paraprak

Më datë 14.07.2018,  Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel  kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin,  të shpallur në kërkim ( i humbur).

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY