FOTO/Skema e grabitjes tek teatri Kombëtar, kryeministri fal pronat publike tek kompanitë...

FOTO/Skema e grabitjes tek teatri Kombëtar, kryeministri fal pronat publike tek kompanitë private

60
0
Shares

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë demokratike vjen në një deklaratë për mediat nga selia blu. Prej disa ditësh, partia demokratike ka vënë në dispozicion të publikut, fakte sesi qeveria Rama po përdor kompaninë guackë Fusha shpk për të pastruar paratë e pista të krimit dhe drogës.

Deputetja thotë se në 4 vjet, Rama i dha fusha shpk-së rreth 80 milion tendera publikë pasi kjo kompani bëri në të zezë punimet për të shndërruar kryeministrinë në një pallat lukzos për Edi Ramën. Gjithashtu, PD bëri publike dhe pazaret e fshehta më kompaninë fusha që Edi Rama kishte bërë për të ndërtuar vilën e tij në Surrel me vlerë prej 400 mijë eurosh.

Sot po dalin prova të tjera dhe fakte qe provojnë se plani për të gllabëruar pronën e teatrit ka qënë një ide e mirëmenduar, e vjetër e Edi Ramës që u zbatua menjëherë sapo Erion Veliaj mori postin e kryebashkiakut.

Sapo Fusha shpk u bë pronare e një pjesë toke pranë zonës së teatrit në Tiranë, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milion 200 mijë lekëm në më pak se 670 mijë lekë për m2. Në vlerën e truallit në Tiranë, Pd jep vlerën e tokës që ka ndryshuar që prej vitit 2012, ku ngastra e tokës 8150  që i përket teatrit kombëtar është zhvlerësuar me një vlerë 2 herë më të ulët.

Deputetja Jorida Tabaku, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 12 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY