DETAJET/Bllokimi i 1 ton drogë, udhëtonin të maskuar si turistë dhe në...

DETAJET/Bllokimi i 1 ton drogë, udhëtonin të maskuar si turistë dhe në mes të ditës

94
0
Shares

Mësohen të tjera detaje nga operacioni anti-drogë i policisë italianë u sekuestruan nje sasi prej 1 ton marijuane dhe u arrestuan tre skafistët, dy prej të cileve shqiptare nga Vlora. Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.

Anija u kap nga mjetet ajrore në brigjet e Santa Maria di Leuca. Trafikantët po udhëtonin në mes të ditës të maskuar si turistë. Ndërkohë që skafi u pikas në një zonë luksoze turistike.Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni antidrogë është zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë Shqiptare. U tentua që kanabisi të futet në Itali në mes të ditës, duke dashur që gomonia të përzihej me mjetet e tjera lundruese. Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.

Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar ne pjesen fundore te skafit, i cili shtoi shpejtesine ne momentin qe u pikas nga forcat policore.Në brendësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY