Teatri/ PDIU: Të vendosej me referendum nga qytetarët e Tiranës

Teatri/ PDIU: Të vendosej me referendum nga qytetarët e Tiranës

50
0
Shares

Pas miratimit vetëm me votat e mazhorancës, të ligjit për shembjen e teatrit, dhe partia Drejtësi, Integritet dhe Unitet, ka reaguar nëpërmjet një deklarate. Ajo shpreh solidaritetin dhe mbështetjen në krah të artistëve.

PDIU bën thirrje të plotë për ndryshimin e ligjit për referendumet që ti mundësojë qytetarve demokracinë direkte për fatet e tyre.

REAGIMI I PLOTE
PDIU solidarizohet me artistët dhe për teatrin duhet të vendosin me referendum qytetarët e Tiranës.

Dje në Parlament u votua akti që I hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, një ndërtesë pasuri kulturore e shpirtërore e vendit. PDIU sot shpreh solidaritetin e saj dhe është në krah të artistëve, atyre që i dhanë kulturë, art e emocione këtij vendi. PDIU është me Teatrin si një ndër simbolet e këtij qyteti. Simbole të tilla në çdo vend të botës ruhen e restaurohen, po mesa duket Teatri Kombëtar u trajtua si një simbol për tu sulmuar dhe ndërkohë është një ndërtesë që kontraston me gjithë shëmtirat urbane të ndërtuara përgjatë këtyre viteve të tranzicionit …

Pdiu beson se për Teatrin, e vetmja ndërtesë me shpirt e pamje në mes të Tiranës, e cila është pronë e shumë brezave dhe e qytetarëve të Tiranës do duheshin pyetur ata e jo pushteti i radhës. Për të vendosur për Teatrin do duhej të zhvillohej referendum, sic bën çdo qytet normal. Por në vend të referendumit ata që me arrogancë i kishin vënë syrin bënë me forcën e kartonave aktin e paprecedentë e antikushtetues për miratimin e një ligji të veçantë, për të përligjur prishjen e Teatrit, e rrëmbimin e pronës publike.

Pikërisht, për ti dhënë fund vandalizmit e arrogancës së çdo pushteti përballë qytetarëve, PDIU bën thirrje të përsëritur që të ndryshojë ligji për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve demokracinë direkte për fatet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY