VIDEO/Momentet e panikut nga tërmeti, banorët:Na dëmtoi shtëpitë

VIDEO/Momentet e panikut nga tërmeti, banorët:Na dëmtoi shtëpitë

70
0
Shares

Tërmetet e njëpasnjëshme që përfshinë Shqipërinë mesditën e sotme, shkaktuar frikë dhe panik tek mijëra njerëz. Më të prekurit janë banorët në rrethin e Durrësit. Kamerat e Ora News ka shkuar në Hamallaj jo shumë larg Gjirit të Lalëzit, ku kishte epiqendrën tërmeti më i fortë. Ata tregojnë momentet e panikut dhe dëmet e shkaktuara në banesat e tyre.

Banor: Në momentin që filloi tërmeti ne ishim pranë banesës. Shishet e ujit u lëkundën. Filluam duke u lutur. Lëkundjet ishin shumë të fuqishme. U larguam nga shtëpia dhe dolëm jashtë. Në atë moment pamë shtëpitë duke u lëkundur.

-U tremba shumë. I rashë telefonit sepse isha tek Gjiri i Lalëzit duke punuar. Erdha në shtëpi dhe konstatova çarjen e murit. Në dukje është shumë e vogël, por ka shkëputje nga kollona.

-Ne ishim të gjithë përjashta dhe ishte krejtësisht e befasishme. Ka ikur vala e parë.  Aty ku na zunë pozicionet. Janë shkaktuar plasaritje në mur, në pjesën e dritareve dhe te banja./ORA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY