PD/ Skema e grabitjes së Teatrit Kombëtar, 3 kulla brenda sipërfaqes së...

PD/ Skema e grabitjes së Teatrit Kombëtar, 3 kulla brenda sipërfaqes së teatrit

88
0
Shares

Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë 6 kulla në qendrën historike të qytetit.3 kulla që ata kërkojnë të ndërtojnë janë brenda sipërfaqes së teatrit Kombëtar. Kjo ka qënë ajo çka Albana  Vokshi tha sot nga selia e Pd në një deklaratë për mediat.

Harta tregon sipërfaqen e teatrit kombëtar sipas vërtetimit hipotekor. Pjesa me të verdhe dhe e kufizuar me të verdhë është pronë e teatrit kombëtar. 5522 m2 janë pronë e teatrit kombëtar për të cilën tha veliaj se nuk do të preken.

”Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë gënjejnë publikisht kur thonë se territori i Teatrit  nuk do të preket asnjë centimetër. Gënjejnë publikisht për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga, krimi dhe korrupsioni.”

205 milion euro është përfitimi minimal. Rama i ka vene një çmim qesharak zonës, prej 470 euro për m2 , kur cmimi për atë zonë është 5 ose 10 herë më shtrenjtë. Prej më shumë se disa javësh  e kanë refuzuar kërkesën, dhe mohojnë dhëniën e informacionit për veprimtarinë sic ligji e kërkon.

As Rama nuk ka sjellë asnjë detaj në lidhje me skemën e grabitjes në teatrin kombëtar. Sipas saj, kjo është vjedhja e shqiptarëve me ligj të jashtëzakonshëm.

Kryeministri hajdut nuk duhet lejuar që të shkatërrojë cdo etalion që percakton nëse jemi apo jo evropianë.

Deputetja Albana Vokshi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 30 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY