Donald Lu:Shumë gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikonin dot pasurinë e tyre të...

Donald Lu:Shumë gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikonin dot pasurinë e tyre të madhe, prandaj u shkarkuan

79
0
Shares

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut.

I pyetur nga “BalkanWeb” lidhur me pretendimet se “reforma po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon”, ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij.

Ai thotë se me zbatimin e deritanishëm të procesit të vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe. Madje sipas tij, ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?

Ambasadori Lu: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY