Vasili: Turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare, që shkojnë e qajnë...

Vasili: Turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare, që shkojnë e qajnë përpara artisteve

52
0
Shares

300 milionë euro koncesione në shendetesi i griu vandalizmi korruptiv, ndërsa për Teatrin s’ka lekë”. Të tillë  krahasim  absurdi ka ngritur sot kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, në të dytën ditë radhazi për këtë problem.

POSTIMI I VASILIT NE FACEBOOK:

“Qindra milionë euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë

Konçesione, që shpërdorojnë çdo minutë, euro pa fund, pa shënuar asnjë ndryshim në shëndetësi, përveçse thellojnë përditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria. Miliona pa fund për portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për konçesione në shëndetësi.

Rreth 1 miliard euro me zero impakt.

Për Teatrin para nuk ka.

Po a kanë turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare e bashkiake, që shkojnë e qajnë e lajnë përpara artisteve, që medemek s’kanë para për Teatrin, në një kohë që rreth 1 miliard eurove u kanë punuar qindin!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY