Emri/ Shqiptari vetëvaret në qeli, dyshohet se furnizoi me armë terroristin e...

Emri/ Shqiptari vetëvaret në qeli, dyshohet se furnizoi me armë terroristin e Francës

86
0
Shares

Një i burgosur shqiptar në burgun e Fleury-Mérogis në Francë, i ka dhënë fund jetës. Ai u gjet i vetëvarur në qelinë e tij, raportojnë mediat franceze. Sipas tyre, ai është Aleksandër Hasalla, i cili është arrestuar në Dhjetor të vitit 2016. 38-vjeçari akuzohet se ka furnizuar me armë në mënyrë indirekte terroristin e masakrës së Nicës që kreu sulm vetëvrasës.

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë më 14 Korrik 2016. Në këtë masakër, terroristi tunizian Mohamed Lahoaiej Bouhlel vrau 86 persona dhe plagosi 450 të tjerë duke i përplasur me kamion. Shqiptari akuzohet se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.

Aleksandër Hasalla ishte i njohur nga autoritetet franceze për grabitje në të kaluarën, por akuza për ta lidhur atë me aktin terrorist nuk është provuar plotësisht. Sipas shtypit francez, ai u kishte dhënë armët një çifti shqiptar dhe këta të fundit më pas ia kishin shitur terroristit të Nicës. Por, një hetues ka thënë për “Le Telegramme” se pyetja qëndron në faktin nëse Aleksandër Hasalla ka qenë i vetëdijshëm që armët do t’i jepeshin një terroristi apo jo. Deri tani kjo pistë nuk është vërtetuar dhe këto akuza mbeten në nivelin e dyshimeve./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY