Rrugë të tjera me pagesë, kryeministri jep lajmin

Rrugë të tjera me pagesë, kryeministri jep lajmin

98
0
Shares

Gjatë një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se me ndërtimin e dy korridoreve që lidhin Tiranën me Durrësin, do të vendoset që njëri prej tyre do të jetë me pagesë, dhe tjetri pa pagesë.

Qeveria së fundmi po studion variantet për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe rindërtimin e aksit Tiranë-Ndroq-Plepa. Sipas kryeministrit Rama, në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

“Në rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë. Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë.

Ky është procesi ku jemi, deri në mes të korrikut besoj do të kemi një pamje të qartë të analizës dhe të skenarëve të mundshëm, dhe pastaj do të shikojmë se ku shkon më arsyeshëm llogaria dhe do të jemi shumë transparentë në raport me publikun, pasi bëhet fjalë për një paketë të madhe financiare që përfshin edhe rrugën e re Kashar-Rrogozhinë që do të sillte një shkurtim të ndjeshëm të lidhjes midis Tiranës dhe Vlorës, sikundër nga ana tjetër edhe Kashar-Thumana bashkë me Milot-Balldrenin do të sillnin një shkurtim të ndjeshëm të distancës me veriun.

Por në të dyja rastet do të kemi edhe një rritje shumë të ndjeshme të standardeve”, u shpreh kryeministri Rama nga qyteti i Durrësit, ku u zhvillua pasditen e sotme mbledhja e qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY