Thirrja e nënës se minatorit që u hodh i copëtuar në dyert...

Thirrja e nënës se minatorit që u hodh i copëtuar në dyert e spitalit

84
0
Shares

Një 19-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë pas mesnatës së të shtunës në trotuarin jashtë spitalit të Bulqizës.

I riu Shkëlqim Spahiu është marrë nën kujdes nga mjekët e spitalit në Bulqizë, por gjendja e rëndë e të riut ka bërë që të transportohet me helikopter për trajtim të specializuar në Tiranë.

Sipas familjarëve, 19-vjeçari i cili punonte në krom, kishte përfunduar turnin në një galeri private të licencuar në Bulqizë dhe kishte marrë rrogën.

Ai pasdite i kishte lajmëruar prindërit se do të shkonte të punonte në një tjetër galeri kromi në Krastë në Martaneshit, por pas disa orësh ata kishin mësuar se djali i tyre ishte në koma.

Nëna e Shkëlqimit, thotë për tvklan se i biri kishte dy vite që po punonte në galeri duke nxjerrë krom.

“Mbrëmë e kanë sjellë tek spitali në orën 2, e kanë lënë në rrugë. Unë dua të di se kush e kanë lënë në xhade (rrugë) pranë Spitalit të Bulqizës.”

Ajo tha se i biri ka dëmtime nga koka. “Doktorët nuk kanë shpresa”, tha ajo duke kërkuar ndihmë nga shteti për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Nuk e di me kë ka vajtur, a me shokët apo me pronarët. Kur të fillojë me fol do ta tregojë vetë ngjarjen. Nuk e di. Unë dua të di se kush e ka sjellë para spitalit. I kërkoj shtetit drejtësi për djalin tim.”/tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY