VIDEO/ Deputetët austriakë: Jemi të shqetësuar për skandalin Xhafaj, rasti i tij...

VIDEO/ Deputetët austriakë: Jemi të shqetësuar për skandalin Xhafaj, rasti i tij të trajtohet me besueshmëri që të mbështetet rrugëtimi i Shqipërisë në BE

72
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pasur një takim me dy parlamentarë austriakë me të cilët është diskutuar për procesin e hapjes së negociatave.

Në një konferencë për mediat, pas takimit me përfaqësuesit Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, Basha tha se ka kërkuar hapjen e negociatave me qëllim që qeveria të vihet para përgjegjësisë.

“U kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave.

Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi probleme por ne kërkojmë ndihmën austriake evropiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur.

Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria’, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën e tij.

Nga ana e tyre Reinhold Lopatka Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak është shprehur se janë të shqetësuar për ‘skandalin Xhafaj’.

“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe jemi në rrugën e marrjes së presidencës së KE dhe jemi por hapjes së negociatave për Shqipërinë në muajin qershor.

Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë në parlamentin austriak dhe ne e mbështesim këtë qëndrim të qeverisë dhe kancelarit Kurz.

Ne sot kishim mundësinë të shkëmbenim mendime dhe me kënaqësi vërejtën se negociatat mbështeste nga të dyja anët.

Kryetari Basha e konfirmoi këtë mbështetje të opozitës për hapjen e negociatave siç bëri edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi.

Por gjithashtu dua të shtoj se ne jemi të shqetësuar për sa i përket rastit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Në rastin Xhafaj duhet trajtuar në mënyrë të besueshme që të mbështetet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, tha në deklaratën e tij, Reinhold Lopatka.

Në konferencë për media pas takimit me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak Reinhold Lopatka dhe zv/kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin austriak Michael Hammer, me të cilët pata një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur vendredi 8 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY