Vasili për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS/”Këta janë kaq të trashë…”

Vasili për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS/”Këta janë kaq të trashë…”

55
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga kryeministria, e cila mohoi se në Shqipëri po planifikohet të krijohet një qendër për grumbullimin dhe strehimin e ish-militanteve të ISIS-it.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti shprehet se anëtarët e qeverisë po gënjejnë shumë hapur dhe për qendrën e ISIS.

POSTIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT:

Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS?

Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm.Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip.

Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit.

E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete.

Per keta bedelet me shqipe te cale po jua veme prap ta lexojne ç’ka thene z.Borisov pasi me paturpesine dhe marrinë e tyre duan ta ngaterrojne edhe ate.Lexojeni:

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY