EMRI/ Vlorë, sekuestrohet drogë dhe armë, arrestohet një person

EMRI/ Vlorë, sekuestrohet drogë dhe armë, arrestohet një person

183
0
Shares

Sekuestrohet drogë dhe armë gjatë një aksioni të Policisë në Vlore ndërsa është arrestuar Erion Malaj gjatë operacionit ‘Autostrda’.

Mësohet se 28-vjeçarit ju kapën 40 kg hashash dhe një pistoletë. Po ashtu, është shpallur në kërkim një person tjetër 37 vjeç me inicialet E. K.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë përfundoi në pranga pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K). K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, ku udhëtonin të dy personat, ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe  2 automjete tip BMW e Peugeot.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY