Belgjikë, vriten dy oficerë policie pas një sulmi

Belgjikë, vriten dy oficerë policie pas një sulmi

110
0
Shares

Dy oficerë policie janë vrarë pasi një burrë ka qëlluar në Liege, Belgjikë.

Autori i sulmit është qëlluar për vdekje pasi mori peng një grua në një shkollë lokale bëjnë të ditur mediat vendase

Sulmi ndodhi në Bulevardin Avroy.

Policia i tha BBC se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani është nën kontroll.

Nga hetimet e para rezulton se dy policët ende te paidentifikuar janë vrarë jashte ambienteve te nje shkolle ne pjesen lindore te Belgjikes.

Autori hapi zjarr ndaj punonjësve të policisë në qytetin e Liezhit, rreth orës 10.30 në orën lokale dhe mori peng një grua brenda shkollës.

Një polic i tretë dhe një civil thuhet gjithashtu u plagosën gjatë shkëmbimit te zjarrit pranë L’athénée Léonie de Waha, një shkollë e mesme.

Faqja e internetit lokale të lajmeve DHnet.be raportoi se njeriu kishte bërtitur ‘Allahu Akbar’ kur nisi te shtenat, thone burime policore. Rrëmbyesi u neutralizua në orën 11 të mëngjesit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY