FOTO & EMRA/ Itali, shqiptari ther me thikë gruan në sy të...

FOTO & EMRA/ Itali, shqiptari ther me thikë gruan në sy të djalit 17-vjeçar

179
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piaçenca të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjeçare.

Policia italiane ka bërë të ditur se shqiptari që kreu një krim makabër para syve të djalit të vet 17-vjeçar, duke i vrarë me thikë të ëmën, është Xhevdet Mehmeti, që pas një arratisjeje të shkurtër, ka vendosur të dorëzohet në Polici. Mehmeti vrau Elca Terziun, 52-vjeçe. Elca Terziu banonte në një apartament në rrugën Dante ne Piacenzza aty ku ajo u vra nga burri i dhunshëm.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në kuzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre, raportojnë mediat italiane.

Pavarësisht dyshimeve për dhunë mizore mbi të dhe abuzime, gruaja viktimë tashmë e kishte mohuar gjithmonë dhunën e të shoqit dhe kishte deklaruar se plagët kishin qenë aksidentale.

Por situata u agravua shumë dje dhe hetuesit janë duke kërkuar dëshmi dhe prova se çfarë e shkaktoi atë krim aq brutal, së paku tre thikë në fyt në dy të djalit të tyre minoren.

Djali i vogël i çiftit, që ka qenë dëshmitar në vrasje, është marrë në rajonin e policisë për të dhënë dëshminë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY