DETAJE & EMRA/ Itali, vrasja e bashkëshortes, autori rrëfen arsyen

DETAJE & EMRA/ Itali, vrasja e bashkëshortes, autori rrëfen arsyen

263
0
Shares

Klienti im Xhevdet Mehmeti i akuzuar për vrasje të qëllimshme tani ndodhet në burgun e Novates”, ka deklaruar avokati mbrojtës i shqiptarit 57 vjecar, Xhevdet Mehmeti, që një natë më parë qëlloi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij Elsa Tereziu 52 vjeç.

“Klienti im, ka thënë avokat, i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit të çështjes Antonio Colonna, duke pranuar autorësinë e krimit. Ai është majft i tronditur psikologjikisht dhe nuk kujton mirë se çfarë ka ndodhur.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se martesa e tyre ishte mjaft e vështirë dhe problematike e keqësuar nga motivi pa shkak i xhelozisë së Elsës ndaj tij. Familjarët e çiftit kishin ndërhyrë disa herë të qetësonin konfliktet e tyre. Në tetor të 2017 Elsa Tereziu ka udhëtuar në Greqi pranë të afërmeve të saj, por pas kthimit të saj në Itali, konflikti me bashkëshortin është thelluar, shkruan Ora news

57 vjeçari shqiptar ka rrëfyer në polici se gruaja e tij e keqtrajtonte me epitete fyese, ishte mjaft agresive, nuk kishte besim tek ai duke e akuzuar se e tradhëtonte.

E nëjta gjë ka ndodhur sipas tij, dhe ditën e krimit kur rreth orës 16.00 të datës 27 maj viktima Elsa Tereziu është ankuar në telefon me vëllain e saj për bashkëshortin.

Sipas versionit të Xhevdet Mehmetit, ai ka tentuar t’i rrëmbejë telefonin për të biseduar me kunatin, por në grindje e sipër ajo është rrëzuar në tokë. Ai e ka qëlluar me thikën e kuzhinës disa herë në trup.

Gjatë krimit djali 17 vjeçar i çiftit ndodhej në dhomën e tij e ka dalë vetëm pasi babai i tij është larguar nga shtëpia. Çifti ka dhe një djalë tjetër 19 vjec.

Dy fëmijët janë marrë në pyetje nga policia e në orët e ardhshme pritet autopsia mjekoligjore në trupin e viktimës.

Mediat italiane informojnë se në polici shqiptari Xhevdet Mehmeti në gëjndje të rëndë psikologjike është shprehur “se tashmë jeta e tij ka marrrë fund”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY