Emigrantët “vërsulen” përsëri drejt Italisë ,shpëtohen 2 mijë persona

Emigrantët “vërsulen” përsëri drejt Italisë ,shpëtohen 2 mijë persona

39
0
Shares

Mbi 2 mijë persona janë shpëtuar gjatë 48 orëve të fundit nga forcat detare italiane dhe ekipet europiane të FRONTEX. Më pak se gjysma e tyre u evakuuan në orët e para të së dielës.

Autoritetet italiane konstatojnë se shumica e refugjatëve nisen nga brigjet tuniziane dhe shumë herë më pak nga ato libiane.

Javën e kaluar, Guardia di Financa arrestoi dy skafistë që u përpoqën t’u shpëtonin pasi kishin hedhur në det disa refugjatë. Zbarkimet nuk krahasohen me ato të periudhës 2015-2016.

Por afrimi i verës dhe përmirësimi i motit ka riaktivizuar flukset e emigrantëve nga vendet e varfra, kryesisht nga vendet në krizë të Lindjes së Mesme si Siria dhe ato të Afrikës Veriore.

Dyndje të emigrantëve të paligjshëm edhe nga Ballkani. Pak ditë më parë UNICEF shprehu shqetësimin se rruga që kalon nga Shqipëria dhe vendet që lagen nga Adriatiku, po njeh fluks në rritje të refugjatëve dhe emigrantëve që synojnë vendet e Europës Veriore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY