VIDEO/ I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, shihni pamjet si...

VIDEO/ I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, shihni pamjet si një nënë e vret

520
0
Shares

Një i armatosur që ka tentuar të vjedhë fëmijët dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle në Sao Paulo është vrarë nga një nënë.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.

Edhe pse 21-vjeçari vidq në spital në të njëjtën ditë, policja është lavdëruar për veprimin e saj,

“Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë,”-shkruan në Twitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndoshi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.

Një bandit, i veshur me bluze të zezë, i tha nënave para portës se ishte hajdut dhe i nxorri armën.

Por Sastre reagoi me shpejtësi duke e qëlluar në gjoks dhe në këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY