Kapen 400 milionë euro kokainë në Gjermani, shqiptarët në pranga

Kapen 400 milionë euro kokainë në Gjermani, shqiptarët në pranga

235
0
Shares

Një sasi rekord kokaine është kapur në Gjermani, ku në pranga kanë përfunduar disa shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se janë kapur rreth 1.8 tonë kokainë, që në treg kapte vlerën e 400 milionë eurosh.

Deri më tani janë arrestuar 12 anëtarë të bandës ndërkombëtare të kokainës, mes të cilëve janë edhe disa shqiptarë të kapur në Gjermani. Ministria e Brendshme gjermane ka njoftuar se lënda narkotike ishte fshehur në kuti bananesh, ndërsa ishte trafikuar nga Amerika Latine drejt Gjermanisë.

Nga të dhënat e para, ministria gjermane ka deklaruar se është goditur rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, ndërsa ka folur për konfiskim rekord nga hetuesit dhe policia bavareze, por që detajet pritet të dalin ditët në vijim. Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës e kapur në Gjermani, ku një vit më parë u sekuestrua sasia më e madhe prej 3.8 tonë kokainë, në Portin e Hamburgut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY