DETAJE/ Operacion antidrogë, ja sa arrin numri të arrestuarve dhe sa drogë...

DETAJE/ Operacion antidrogë, ja sa arrin numri të arrestuarve dhe sa drogë është bllokuar

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion të gjërë për goditjen e një grupi trafikantësh droge. Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar deri më tani 19 persona, 14 prej tyre në Shqipëri dhe 5 të tjerë jashtë vendit.

 

 

Nga momenti në moment pritet të mësohen detaje të tjera, pasi operacioni është ende duke u zhvilluar.

Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.

Burimet policore konfirmojnë se operacioni po zhvillohet në të njëjtën kohë në Tiranë, Tepelenë, Maliq dhe Gjirokastër.

Në shënjestrën e Krimeve të Rënda janë vënë shqiptarët që trafikonin kryesisht hashash nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, me destinacion Turqinë.

Në Gjrokastër raportohet të jetë kapur një sasi hashashi e pa peshuar ende, por sipas burimeve i kalon 500 kg.

Po ashtu flitet për dy të arrestuar në Gjirokastër, një në Maliq dhe disa të tjerë në Tiranë.

Policia e Shtetit ka lajmëruar një konferencë urgjente në orën 11:30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY